Pushpagiri Vihara

Stupat shkëmbore në Pushpagiri

Pushpagiri ishte një mahavira e lashtë budiste e vendosur në majën e kodrave Langudi në distriktin e Jajpurit të shtetit indian të Odishas. Kompleksi përmban rrënoja stupash, skulptura shkëmbore dhe artifakte të tjera. Pushpagiri është përmendur në shkrimet e udhëtarit kinez Xuanzang (rreth viteve 602-664 të e.s.) dhe disa burime të tjera të lashta. Deri në vitet 1990, hamendësohej se ishte pjesë e kompleksit Lalitgiri-Ratnagiri-Udayagiri, i vendosur gjithashtu në distriktin Jajpur. Megjithatë, gërmimet arkeologjike të drejtuara në kodrat Langudi gjatë viteve 1996-2006 rezultuan në zbulimin e një tjetër siti, me mbishkrime që e përshkruanin manastirin si puṣpa sabhar giriya dhe i identifikuar nga arkeologët si Pushpagiri. Vizita e Xuanzang-ut tregon se Pushpagiri ishte një sit i rëndësishëm budist në Indinë e lashtë. Bashkë me Nalanda-n, Vikramashila-n, Odantapuri-n, Takshashila-n dhe Vallabhi-n, besohet se është një nga qendrat e lashta më të mëdha të mësimit. Ai lulëzoi midis shekujve të III dhe të XI të e.s..[1]

  1. ^ Scott L. Montgomery & Alok Kumar: A History of Science in World Cultures: Voices of Knowledge; Routledge, 2015, isbn 9781317439066, fq. 121

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search